6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

NISMA në Prizren: Qeveria ‘Muja’ e infektuar nga tenderomania, lë pa emra rrugët dhe sheshet

NISMA për Kosovën, dega në Prizren, ka akuzuar partnerët qeverisës të komunës për mos emërtimin e rrugëve dhe të shesheve nëpër qytet dhe fshatra përreth.

NISMA, përmes një reagimi dërguar mediave, ka thënë se qeveria e PDK-së dhe partnerëve të saj të koalicionit, të infektuar nga sëmundja e tenderomanisë, kanë lënë komunën e Prizrenit pa emërtimin e rrugëve dhe të shesheve.

“Të infektuar nga sëmundja e tenderomanisë, qeveria e PDK-së dhe partnerëve të saj të koalicionit kanë lënë komunën e Prizrenit si të vetmen në Kosovë, pa emërtimin e rrugëve dhe shesheve nëpër qytet dhe fshatra përreth. Derisa edhe qytetet më të vogla në Kosovë e kanë përfunduar vendosjen e tabelave me emra nëpër rrugë dhe sheshe, Prizreni akoma po vazhdon të mbetet peng në këtë drejtim. Krejt kjo si rezultat i ndikimit të njësive parapolitike për dhënien e tenderëve”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik, përcjell PrizrenPress.

“Prizreni sot, si dhe fshatrat e kësaj komune, jo vetëm që ende nuk kanë tabela me emërtime të rrugëve, po ashtu ky qytet po vazhdon me mospasjen edhe të shenjëzimit horizontal”.

“Arsyeja e shtyrjes e më shumë se një viti dhe anulimi i tenderit deri tek përshtatja për njerëzit e lidhur me parapolitikën e partive në pushtet, e bënë qeverisjen Muja dhe koalicionin qeverisës të diagnostikuar nga infektimi tenderoman”.

“Kuvendi Komunal përmes një komisioni në të cilin ka dhënë kontribut edhe Dega e NISMA në Prizren, para një viti ka miratuar vendimin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të qytetit dhe fshatrave, si kriter i kërkuar po ashtu edhe nga Bashkësia ndërkombëtare, por për fat të keq qeveritarët e korruptuar sikur në rastet tjera edhe në këtë rast, më shumë janë të interesuar për xhepat e tyre, sesa për shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal me Fellbach dhe Meissen

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, ka pritur në një takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët...

Ylli kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli për herë të dytë në histori të klubit ka fituar Ligën Unike, raporton PrizrenPress. Therandasit në një super finale në Tiranë, fituan...

Lajmet e Fundit