17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Nisma në Prizren: Urime festat e Qershorit!

NISMA Socialdemokrate – DEGA në Prizren, uron të gjithë qytetarët me rastin e festave të Qershorit, 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 20 vjetorit të Çlirimit.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ishte dhe mbetet simbol i bashkimit kombëtarë dhe gurthemel i shtetësisë shqiptare”, thuhet në urimin e Nismës.

“Epoka e Lidhjes së Prizrenit është njëra ndër periudhat më të lavdishme dhe më të ndritura të historisë së kombit tonë. Ajo do të mbetet në kujtesën e popullit tonë si simbol i bashkimit kombëtarë dhe gurthemel i shtetësisë shqiptare. Pra Lidhja e Prizrenit ishte ngjarja më kulmore e popullit shqiptarë per pavarësi, e cila vazhdoi më pas me Luftën e Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që përfundimisht rezultoi me triumfin e shqiptarëve dhe kapitullimin përfundimtarë të armikut shekullorë”.

“12 qershori i vitit 1999 është dita më e madhe, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe trupave të NATO-s rrugëve të Prizrenit dhe të Kosovës duke i sjellë popullit të Kosovës lirinë e ëndërruar ndër shekuj, shënoi gëzimin më të papërshkruar me fjalë të qytetarëve, të cilin e përshkroi në mënyrën më besnike blici i aparatit dhe syri i kamerave televizive.

Urime 141 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!

Urime 20 vjetori i Çlirimit të Prizrenit!

Më Shumë

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës. Kosova është nikoqire e Turqisë...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Delirium

Lajmet e Fundit