4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Një punëtor në Suharekë fut dorën në ventilator, lëndohet rëndë

Në Suharekë, një punëtor gjatë ditës së djeshme ka futur aksidentalisht dorën në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të policisë, punëtori ishte duke punuar në një gurthyes, transmeton PrizrenPress.

“Suharekë, 23.06.2020-16:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në firmë (gurthyes), gjatë punës kishte futur dorën aksidentalisht në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vend ngjarje ka qenë njësite policore edhe inspektorati i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori“, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Më Shumë

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Lajmet e Fundit