21.3 C
Prizren
E shtunë, 6 Shtator, 2025

Njoftim me rëndësi për lëvizjen jashtë kufizimeve në Prizren

 

Të gjithë qytetarët që për ndonjë arsye të qëndrueshme duhet të lëvizin jashtë kufizimeve, duhet të aplikojnë për lejet online në e-mail adresën e Shtabit Emergjent Komunal [email protected], ndërsa për sqarime të nevojshme mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo duke shkruar në Viber & WhatsApp në numrin +383 45 119 200.

Për lëvizje jashtë komunës (hyrje-dalje në komunë) qytetarët duhet të aplikojnë online në e-mail adresën e Shtabit Emergjent Komunal [email protected], ndërsa për sqarime të nevojshme mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo duke shkruar në Viber & WhatsApp në numrin +383 45 119 200. Çdo kërkesë për leje jashtë Komunës përcjellet për aprovim te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike. Pas çdo aprovimi, palët njoftohen nga Komuna.

Të gjithë operatorët ekonomikë esencialë duhet të aplikojnë për lejet të cilat lëshonen online në sistemin e ATK-së https://meptinis.rks-gov.net/Page.aspx?id=1%2C3%2C894. Kjo vlen për të gjitha veprimtaritë esenciale sipas kësaj liste: https://docs.google.com/…/1sW5kdwZnBXH3b9fo8SS2oHIs_j…/edit…)

Për lëvizje jashtë komunës (hyrje-dalje në komunë) operatorët ekonomikë duhet të aplikojnë online në e-mail adresën e Shtabit Emergjent Komunal [email protected], ndërsa për sqarime të nevojshme mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo duke shkruar në Viber & WhatsApp në numrin +383 45 119 200. Çdo kërkesë për leje jashtë Komunës përcjellet për aprovim te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike. Pas çdo aprovimi, palët njoftohen nga Komuna.

Të gjithë fermerët e komunës së Prizrenit për veprimtaritë esenciale valide duhet të kenë lejet e lëshuara nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (veprimtaritë esenciale bazohen sipas NIF kodeve të fermerëve)

Për lëvizje jashtë komunës (hyrje-dalje në komunë) fermerët duhet të aplikojnë online në e-mail adresën e Shtabit Emergjent Komunal [email protected], ndërsa për sqarime të nevojshme mund të kontaktojnë në Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo duke shkruar në Viber & WhatsApp në numrin +383 45 119 200. Çdo kërkesë për leje jashtë Komunës përcjellet për aprovim te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike. Pas çdo aprovimi, palët njoftohen nga Komuna.

Lëvizja e lirë vlen edhe për listën e profesioneve esenciale sipas listës së mëposhtme të MPBAP-së. Profesionet /kategoritë e mëposhtme nuk kanë nevojë për leje, por vetëm duhet të posedojnë dokumentet zyrtare të institucioneve përkatëse.

– Profesionet shëndetësore
– Bashkëpunëtorët shëndetësor
– Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë
– Funeralet
– Kryeqi i kuq
Sektori i sigurisë
– Policia, IPK
– Ushtria
– AKI
– AME
– Kompanitë e sigurimit fizik (private)
– Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroporti
– Inspektoratet qendror dhe lokal
– Shërbimi korrektues (gardianët)
Shërbimet Publike
– Pastrimi, mirëmbajtja, DDD (publike dhe private)
– KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, ujësjellës-kanalizim, Telekomi, Posta, Interneti
– Media, TV, radio, portale
– Institucione financiare
– Miniera
– Transporti i zyrtarëve (jo i udhëtarëve)
– Transporti i mallrave
Administrata
– Stafi esencial i administratës qendrore
– Stafi esencial i administratës komunale
Trupa diplomatike
– Kompanitë e prodhimit, transmetimit të shpërndarjes së energjisë dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme të intervenimeve
– Ndërmarrjet e ujësjellësve regjionale dhe ate vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme të intervenime
– Kompanitë e komunikimeve elektronike dhe kompanitë e tjera që operojnë në këtë fushë dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajte të domosdoshme të intervenimeve
– Kompanitë e menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave;

Më Shumë

Dy vetaksidente me dy të lënduar në Duhël të Suharekës

Dy vetaksidente kanë ndodhur në Duhël të Suharekës. Dy persona kanë mbetur të lënduar nga këto vetaksidente. Lajmin e ka konfirmuar Shaiqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë...

Prizren/ Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Aronisë Organike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zëvendësministrin e...

Lajmet e Fundit