7.6 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Notat e Mulliqit për historinë e Kosovës jetësohen nga Filarmonia

FilarmoniaKosovesFiks pesë muaj i janë dashur Filarmonisë së Kosovës që të kompletojë partiturat e Simfonisë nr. 2 “Kosovare” të kompozitorit të njohur shqiptar Rexho Mulliqi.

Pjesë të kësaj vepre që nga viti 1979 do t’i ruante në sirtarin e tij dirigjenti shqiptar Eno Koço, e disa të tjera janë gjetur në arkivin e Radiotelevizionit Shqiptar.

Gjendja e këtyre partiturave, kur Filarmonia e Kosovës i kishte siguruar në qershor të këtij viti, ishte shumë e keqe. Prandaj është dashur kohë që secila notë të rishkruhej në mënyrë që vepra të kompletohej,shkruan Koha Ditore.

Në vitin 2011, gazeta kishte raportuar se në Kosovë nuk ndodhej asnjë vepër origjinale e Mulliqit. Edhe pse ka pasur përpjekje, askush nuk ka mundur t’i kthente origjinalet nga Serbia, të cilat i ka Vesna Mulliqi, e bija e kompozitorit të ndjerë.

Por e gjithë kjo histori mori fund, të dielën mbrëma, kur Simfonia nr. 2 u interpretua për herë të parë nga Orkestra Simfonikë e Filarmonisë së Kosovës.

Përveç kësaj vepre – pjesë e programit të koncertit i cili u organizua në kuadër të “Ditët e muzikës kosovare”, që organizohet nga Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës – për herë të parë u interpretuan edhe vepra “Capriccio Sinfonico” e Zeqirja Ballatës dhe Simfonia nr. 3 e Kreshnik Aliçkajt. Drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, e ka konsideruar hap historik interpretimin e kësaj vepre.

Më Shumë

Federata e Peshkatarëve konfiskon varkë dhe rrjeta në Krushë të Madhe

Federata e Peshkatarëve ka realizuar dje një aksion kontrolli në Krushë të Madhe, i cili ka zgjatur nga ora 13:00 deri në mesnatë. Gjatë këtij...

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja...

Lajmet e Fundit