3 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Me ‘Now We Are Free’ e harroj botën

Këtë javë për rubrikën “Rrëfej përmes muzikës” i kemi kërkuar muzikantit Kreshnik Berisha të na tregojë se në mesin e aq këngëve që kanë mundur të hyjnë në veshin e tij dhe të lenë gjurmë në memorien e tij, cilat janë dhjetë më të veçantat. Berisha, që është edhe profesor i kitarës në shkollën “Tefta Tashko”, në Vushtrri dhe në shkollën e muzikës “Misbah & Friends”, na shëtit nga Rexho Mulliqi deri te “Guns N’Roses”.

Po të jemi bashkë ne të dy

Një këngë e bukur me tekst të mrekullueshëm. Babai im ka qenë muzikant dhe shpesh kemi luajtur bashkë këngë dhe vepra të ndryshme. Këngën e fundit që kam pas rast ta luaj me babanë ka qenë pikërisht kënga “Po të jemi bashkë ne të dy”. Për këtë arsye kjo këngë është shumë e veçantë për mua dhe sa herë që e dëgjoj më ngjall shumë kujtime të bukura që i kisha me babanë.

Concierto De Aranjuez – Joaquin Rodrigo

Një prej koncerteve më të popullarizuara të historisë së kitarës. Një vepër që e dëgjoj shumë shpesh. Kjo vepër kurrë nuk buzëqesh, kjo vepër kurrë nuk qan, ajo gjithnjë buqësh dhe qan në të njëjtën kohë. Ky është impakti i kësaj vepre tek unë sa herë që e dëgjoj.

I’ll Be Over You – Toto

Duke u përpjekur ta harrosh dikë që është  bërë i veçantë në jetën tënde. E kam dëgjuar gjithmonë pa ndonjë lidhje emocionale, mirëpo kohën e fundit kënga po e bën të vetën. Refreni i këngës i  thotë të gjitha: “As son as my heart stops breaking/ Anticipating/ As soon as forever is through/ I’ll be over you”.

Alfonsina Y El Mar – Ariel Ramirez

Ariel Ramirez një ndër kompozitorët më të njohur argjentinas. Ai kompozoi këngën “Alfonsina y el Mar”, me tekst të Felix Luna, për homazh të poetes së njohur nga Argjentina Alfonsina Stroni. Në këtë këngë përshkruhet historia dhe vdekja tragjike e Alfonsina Stronit. Këtë këngë e kemi luajtur me Kuartetin Kitaristik të Akademisë së Prishtinës dhe ma kujton një periudhë të bukur që e kemi pasur me këtë kuartet.

Një lule – Rexho Mulliqi

E bukur, shumë e bukur. Një këngë e kompozitorit Rexho Mulliqi. Kur e dëgjoj nganjëherë përfundoj me lot në sy. Për mua e len përshtypjen e ndonjë arie te bukur operistike.

That’s What Friends Are For – Burt Bacharach

Një këngë për të festuar të gjitha llojet e miqësisë. Ne këtë këngë flitet për miqësinë e vërtetë. Lloji i miqësisë që gjendët pranë si në kohët  e mira dhe të vështira. Për mua miqësia është e shenjtë. Është e vështirë  të  gjesh miq të vërtetë. Fatmirësisht  jam i rrethuar me këtë llojin e miqësisë që flitet në këtë  këngë.

Guitar concerto in D- Antonio Vivaldi

Një vepër e kompozitorit të njohur italian të periudhës së Barokut, Antonio Vivaldi. Kam pasur rastin ta interpretoj. Sa herë e dëgjoj apo luaj kam emocione te përziera, sepse përpos gëzimit ma kujton një periudhë të vështirë të jetës sime.

Dont Cry – Guns N’Roses

Kjo këngë ma kujton periudhën në shkollë  të mesme, kur e kemi formuar një grup me shokët në kuadër të rok shkollës së parë në Kosovë, që është në Mitrovicë. Kjo këngë ka qenë prej këngëve të para qe i kemi performuar bashkë me bendin në atë kohë.

Purple Rain – Prince

Thuhet në qoftë se e rrethon veten me ngjyrë  të  purpurt do të kesh qetësi shpirtërore. Në këtë këngë ndoshta flitet për keqardhje, ku njeriu dëshiron të jetë mik prapë me dikë. Ngjyra e purpurt është një ngjyrë shumë shpirtërore dhe shumë mistike, mund të jetë në lidhje me përpjekjen për ta rregulluar një marrëdhënie apo vetëm që ta lejosh dike të të lë, por  nuk dëshiron që të të lë dhe të largohet në shi, por  të largohet në shiun e purpurt, në një rruge të re, duke e lërë të shkojë. Kjo këngë ma jap një ndjenjë shumë të  pikëllueshme, shumë të bukur dhe prekëse.

Now We Are Free – Hans Zimmer

Këngët kanë domethënie të ndryshme për  njerëz të ndryshëm në kohë të ndryshme. Por një gjë është e sigurt,  ti mund ta përdorësh këngën për të harruar apo ti mund ta përdorësh këngën për gëzim, magjepsje etj.
Për të harruar do të thotë kur ti vjen në shtëpi pas një dite të vështirë me shumë probleme, mosmarrëveshje me shoqërinë apo familjen, vjen në shtëpi i rraskapitur dhe e lëshon një këngë që e pëlqen dhe harron  të gjitha problemet.  Kur e dëgjoj “Now We Are Free” e harroj botën.

Më Shumë

Totaj: Qeveria të ketë qasje më serioze, qytetarët po vuajnë në terr

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kërkuar nga qeveria një qasje më serioze për situatën me rrymën, pasi që ai vetë si kryetar i...

Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ujësjellësin e Prizrenit, informohen për projektet

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan Ndërmarrjen e ujit KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, për t’u njoftuar nga...

Lajmet e Fundit