Përjashtohet Harvey Weinstein pas akuzave për ngacmim

Pas akuzave për ngacmim seksual, Harvey Weinstein është përjashtuar nga bordi i kompanisë së tij.

Weinstein ka shërbyer si producent në filma si “Shakespeare In Love”, “Pulp Fiction”, “The King’s Speech”, “The Artist”.

Ndërkaq tani, atij i është ndërprerë puna me The Weinstein Company “efektivisht menjëherë” pas “informatave të reja për sjelljen e tij të keqe”.

Një artikull i fundit nga New York Times, sjell pohime nga disa gra, përfshirë Ashley Judd dhe Rose McGowan, që Weinstein ka kërkuar përparësi të padëshiruara seksuale.

Avokati i Weinstein ka kërcënuar për ta paditur The NY Times për defamim.

Sidoqoftë, deklarata lidhur me përjashtimin e Weinstein ishte lëshuar mbrëmjen e kaluar nga Robert Weinstein, Lance Maerov, Richard Koenigsberg dhe Tarak Ben Ammar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit