17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Nuk do të ketë ndonjë organizim lamtumire për Ronaldon

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit, ai mund të jetë lojtari më i mirë që ka luajtur për Realin, por ylli portugez nuk dëshiron ndonjë organizimi lamtumire ekstra për të.

Më 6 korrik të vitit 2009, Cristiano Ronaldo u prezantua si lojtar i Real Madridi para 80,000 spektatorëve në Bernabeu. Nëntë vite më vonë ai është afër largimit nga Madridi dhe largimi i tij do të jetë më pak i elaboruar sesa mbërritja e tij, transmeton Gazeta Express.

Ideja e tij për momentin është që t’i përshëndesë të gjithë ata që janë të lidhur me Real Madridin me një mesazh të thjeshtë. Duke e bërë këtë, ai i bashkëngjitet lamtumirës së ftohtë të dy legjendave tjera të klubit, Raul Gonzalesit dhe Iker Casillasit. /Gazeta Express/

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Lajmet e Fundit