18.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

OKB: Hetim ndërkombëtarë për Kumanovën

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ivan Shimonoviq, kërkoi hetim për ngjarjen e Kumanovës.

Ai këtë e theksoi në një konferencë të zhvilluar me mediat, duke nënvizuar nevojën e ndihmës ndërkombëtare.

“Duhet të bëhet një hetim i menjëhershëm dhe i pavarur për rastin e Kumanovës, si dhe për rastin e përgjimeve. Kam biseduar me prokurorin për rastin e Kumanovës dhe ai më tha se disa prej hetimeve janë në progres. Por, mendoj se për këtë do të jetë e nevojshme që të ketë një ndihmë ndërkombëtare. Ky hetim ka dimensionin e tij ligjor, por ka edhe dimension politik. Më rëndësi është që rezultatet e hetimit të jenë të besueshme për të gjithë”, theksoi Shimonovic, informon INA.

Ai gjithashtu kërkoi që edhe për aferën e përgjimeve të ketë një hetim të detajuar për të dalë në sipërfaqe e vërteta. Sipas tij, Në Maqedoni janë rrënuar të drejtat e njeriut përmes përgjimeve masive, por edhe në përmbajtjen e regjistrimeve ku zbulohet mosrespektimi i të drejtave të njeriut.

Shimonoviq ka bërë thirrje për tejkalimin e krizës politike dhe inkurajoi bisedimet që po zhvillohen mes faktorëve politik me ndërmjetësim ndërkombëtarë.

“Përshëndes bisedimet e partisë në pushtet dhe opozitës, por kjo duhet patjetër të përfshijë edhe sektorin civil, në mënyrë që të kthehet besimi publik. Gëzohem që ka filluar dialogu politik, si dhe faktin që i pranishëm në to ka qenë edhe komisionari Han. Besoj se ka mundësi për zgjidhje të krizës, por nëse kjo bëhet në korniza të të drejtave të njeriut. Zgjidhja e krizës me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve përveçse në Strasburg, më së shumti duhet të bëhet brenda në shtet”, theksoi Shimonovic.

Njeriu i dytë i OKB-së gjatë qëndrimit dyditor në Shkup u takua me prokurorin e përgjithshëm Marko Zvërlevski, presidentin e vendit Gjorgje Ivanov, ministrin e Brendshëm Mitko Cavkov, Avokatin e Popullit Ixhet Mehmeti, si dhe me përfaqësues të partive opozitare politike.

Ai në fund shtoi se OKB është e shqetësuar për ngushtimin e hapësirës demokratike, lirisë së shprehjes, lirisë së mediave dhe presioneve ndaj shoqërisë civile.

Më Shumë

Mbahen homazhe në 27-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt

Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari i AAK-së, Ramush...

“Një çift nuk martohet për m’u nda”- Blero dhe Afrona përloten gjatë intervistës

Është publikuar një promo më e gjatë e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën. Në një minutë, kuptohet se është fjala për një intervistë...

Lajmet e Fundit