Greqia reagon ashpër kundër emërimit të Idrizit Nënkryetar Kuvendi

Zgjedhja e kret të partisë së çamëve, Shpëtim Idrizi në postin e Nënkryetarit të parlamentit të Shqipërisë ka sjellë një reagim të ashpër dhe të paprecedentë nga ana e Ministrisë së Jashtme greke.

Në faqen zytare të kësaj Ministrie, duke nënvizuar se ky reagim ka ardhur për shkak të interesit të mediave, Zëdhënësi Konstandin Koutra, deklaron pa përmendur emra se, zgjedhja e personave me të kaluar të tmerrshme fashiste në poste të larta shtetërore, nuk i shërben fqinjësisë së mirë.

Sipas Zëdhënësit, kjo nuk i shërben as perspektives europiane, duke nënkuptuar një lloj presioni për pozicionin që mund të mbajë Greqia në Parlamentin Europian, në raport me kërkesën e Shqipërisë, për çeljen e negociatave të antarësimit në BE.

Menjëherë pasi Shpëtim Idrizi u votua nga parlamenti si Nënkryetari i Kuvendit, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dha dorëheqjen me anë të një letre drejtuar Kryeparlamentarit Ilir Meta, duke e argumentuar këtë vendim me mos pranimin, sipas tij, të faktit se institucionet po kthehen në një plaçkë këmbimi në tregun e aleancave fluide.

Ndërsa vetë Idrizi, në reagim të kësaj dorëheqje tha se Dule nuk përfaqëson minoritetet në Shqipëri, por Agimin e Artë dhe kolonelin famëkeq, Zerva. /Tv Klan/

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit