Opozita e cilëson tepër pasive Qeverinë Mustafa

Qeveria Mustafa-kuvendPrej formimit të saj, qeveria e Isa Mustafës është treguar pasive duke mos dërguar as pesë projektligje në kuvend, gati tre muaj pas formimit të saj, raporton KTV.

Ndonëse ka hyrë në muajin e tretë të funksionimit, qeverisja e Isa Mustafës është treguar pa energji dhe pasive, thotë opozita.

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu thotë se pasi qeveria po tregon këtë pasivitet është i domosdoshëm fuqizimi i kuvendit, përcjell koha.net. Për të arritur këtë sipas saj, deputetët duhet të aktivizohen, duke thirrur interpelanca dhe ngritur pyetje parlamentare.

E AAK-ja e akuzon qeverinë se po merret vetëm me demagogji dhe se ka harruar t’i trajtojë problemet reale. Donika Kadaj-Bujupi thotë se Isa Mustafa po mjaftohet vetëm me deklarata neper rrjete sociale e të cilat sipas saj në të shumtën e rasteve janë arrogante në raport me qytetarin.

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit