Opozita thirrje me pankarta në parlament ”Voto për TRUST-in”

Seanca e sotme e kuvendit ka nisur tashmë, në të cilën pritet të debatohet për disa pika të rendit të ditës.

Megjithatë, gjatë punimeve, në momentin në të cilin po mbante fjalim Blerta Deliu e PDK-së, opozita parlamentare ka vendosur pankarta duke kërkuar që deputetët të votojnë për trustin, njofton klankosova.tv.

‘’Voto për Trustin’’, është mbishkrimi i pankartave të cilat u vendosën edhe në ulësen e zbrazët të kryeministrit Albin Kurti i cili aktualisht gjendet në Zvicër, por dhe në ulëset e ministrave të Qeverisë.

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Lajmet e Fundit