7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

OVL e UÇK-së proteston të premten kundër speciales

Organizata e Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të protestojë të premten kundër krijimit të gjykatës speciale.

Kreu i kësaj organizate, Xhavit Jashari, ka thënë se assesi nuk mund të pajtohen me faktin e krijimit të speciales.

Jashari, në emisionin “Click” në RTV21, ka konfirmuar se të premten do të thërrasin protestë për të kundërshtuar krijimin e gjykatës speciale nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk i besojnë kësaj gjykate ndërkombëtare, duke shtuar se me krijimin e speciales po i merret një pjesë e sovraniteti shtetit.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës të premten pritet të votojnë krijimin e gjykatës speciale, e cila për qëllim ka hetimin e disa pjesëtarëve të UÇK-së për krime të bëra gjatë luftës në vitin 1998/1999.

Më Shumë

Distria e artë në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Paris Grand Slam 2026. Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë...

Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të mbesin pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania KEDS në njësitë operative të Prizrenit, Suharekës dhe...

Lajmet e Fundit