27.1 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

OVLUÇK: Ministria e Mbrojtjes në Ekzil të mos përfshihet në listat e veteranëve

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë kundërshtuar përfshirjen në listat e dëshmorëve, veteranëve, pjesëtarëve apo pjesëmarrësve në listat e ushtarëve strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Ekzil.

Përmes një reagimi këto shoqata konsiderojnë se asnjëherë Qeveria në Ekzil nuk e ka njohur luftën e UÇK-së dhe sipas tyre, futja e tyre në lista po bëhet për qëllime politike.

“Ne konsiderojmë se komisioni me këto veprime, duke futur si dëshmor, veteran, pjesëtar apo pjesëmarrës në listat e ushtarëve, struktura siç ishte Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Ekzil, që asnjëherë nuk e kanë njohur luftën e UÇK-së dhe asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e strukturave të saj, bëhet me qëllime të caktuara dhe për interesa të politikes ditore që qëllimin e vetëm e kanë falsifikimin e historisë dhe degradimin e luftës çlirimtare. Duke i parë shkeljet e ligjit, në këtë rast por edhe raste të tjera qysh prej fillimit të verifikimit, ftojmë Prokurorinë e Shtetit që sipas detyrës zyrtare të hetoj çdo shkelje që bjen në kundërshtim me Ligjet në fuqi Nr.04/L-054 dhe Nr.04/L-261”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Përmes një sqarimi kjo organizatë konsideron se është dashur t’i konsultojë Komisioni Qeveritarë për Verifikimin e Veteranëve, para se të vendosej që të merret një vendim i tillë.

“Ne përfaqësuesit e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, që jemi pjesë e komisionit, konsiderojmë se kjo çështje do të duhej të diskutohej me anëtarët e komisionit në mbledhje të thirrur nga kryetari i komisionit, para se të vendosej për publikim të këtyre listave. Pas publikimit të listave të futura në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe njësitë vartëse, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Ekzil, konsiderojmë se është bërë tejkalim i kompetencave nga ana e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me ligjin për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ligji Nr.04/L–261, përkatësisht”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Më Shumë

Prizren, 8 aktakuza kundër 9 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza kundër 59 personave, për vepra të...

Kontrolle të shtuara në Parkun Kombëtar “Sharri” për shkak të pranisë së arinjve në zonat e banimit dhe turistike

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar ‘’Sharri’’ të mërkurën ka njoftuar se është duke monitoruar me vëmendje të shtuar situatën e krijuar si pasojë...

Lajmet e Fundit