20 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Ozil dhuron 80 mijë funte për iftar – shërbehen 16 mijë mysliman

Para disa ditësh doli lajmi që Mesut Ozil nuk kishte pranuar të ulte rrogën në masën 12.5%, ashtu siç bëri pjesa tjetër e ekipit, edhe pse është futbollisti që fiton më shumë te Arsenali.

Të shumta ishin kritikat që vërshuan ndaj mesfushorit të Përfaqësueses Gjermane, por mesa duket ai e ka ruajtur bujarinë e tij për myslimanët nga vendi i tij i origjinës, Turqi, të cilët janë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ozil vendosi të dhurojë 80.000 paund për Kryqin e Kuq Turk, para të cilat do të përdoren për të siguruar iftar për 16.000 myslimanë në rreth 2.000 familje në Turqi, por edhe në Siri.

“Ne të Kryqit të Kuq jemi pranë njerëzve në nevojë 365 ditë në vit. Sigurisht që kjo është e mundur falë dhurimeve të shokëve tanë filantropistë”.

“Falë vëllait tonë Ozil, ne do të kemi mundësinë të dërgojmë paketa ushqimore për njerëzit në nevojë,” tha Kerem Kinik, kreu i Kryqit të Kuq, për “Daily Sabah”.

Më Shumë

Tatimi në pronë për vitin 2026 në Prizren del në pagesë – qytetarët ftohen të respektojnë afatet

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrës së Tatimit në Pronë, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për...

Faturat e tatimit në pronë për 2026 të gatshme për pagesë në Dragash

Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë...

Lajmet e Fundit