8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

P.I.N.T, Henry Saiz dhe Kultur Shock në NGOMFest

ngomfestiiiP.I.N.T. aka Për Inati t’Njoni Tjetrit, është grup i krijuar në vitin 2010 si shtëpi e artistëve të ndryshëm. Prej atyre që sot janë ikona muzikore e deri te ata që do te jenë ikonat e së ardhmes. Pjesë e këtij grupi janë: MC KResha, Lyrical Son, Bim Bimma, etj.
Festivali i muzikës dhe i aktivizmit NGOMFest ka shpallur sot emrat e artistëve kryesorë të cilët do të performojnë në NGOMfest4.

Henry Saiz është artist i zhanrit të muzikës elektronike. Llejbëlli i tij NATURASONORIS fitoi çmimin si “Llejbëlli më i mirë” i vitit 2012 nga Gazeta DJ, dhe remixi i tij i shquar Guy J’S ‘Lamur’ i solli atij “Melodinë e re Thelbësore” nga Radio 1 Pete Tong. Vitet e fundit ai arriti shumë suksese, përfshirë çmimin nga kritikët dhe audienca e shumë festivaleve si: Sonar, CreamFields, Ultra, Miami. Global, Gathering dhe Benicassim dhe shumë të tjerë. Henry kishte krijuar dhe prirë radio programin e tij online “Labirinti” me një numër të madh të ndëgjuesëve në të gjithë botën. Henry realizon debutimin e tij LP, e quajtur “Realiteti është për ata të cilët nuk janë mjaftueshëm të fortë t’i bëjnë ballë ëndrrave të tyre”.

Në NGOMFest sivjet do të performojë edhe Kultur Shock, bend nga Seattle i cili është i specializuar në përzierjen muzikës rock, metal dhe punk me muzikë tradicionale ballkanike. Ky bend është aktiv që nga viti 1996 dhe përbëhet nga anëtarë që vijnë nga Bosnia, Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vitet e fundit bendi ka performuar në më shumë se 600 koncerte në Evropë e SHBA, dhe ndryshe nga bendet tjera të komercializuara, ky bend emrin e tyre e ka vetëfinancuar dhe vetëdistribuar. Në vitin 2011 Kultur Shock lansoi në treg albumin e shtatë me bashkëpunimin e katërt me rradhë me producentin Jack Endino.

P.I.N.T. aka Për Inati t’Njoni Tjetrit, është grup i krijuar në vitin 2010 si shtëpi e artistëve të ndryshëm. Prej atyre që sot janë ikona muzikore e deri te ata që do te jenë ikonat e së ardhmes. Për here të parë u zyrtarizua më 16 Gusht 2011, duke lançuar albumin e “Mc Kresha & Lyrical Son – Për inati t’njoni tjetrit”. Përgjegjësitë dhe drejtimi i punës së P.I.N.T. është cilësia e lartë e produkteve muzikore, që do të lançohen në tregun mbarëshqiptarë dhe internacional.
Pjesë e këtij grupi janë: MC KResha, Lyrical Son, Bim Bimma, etj. / KultPlus.com

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Lajmet e Fundit