8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Pacolli: Mustafa unik në botë, shpejt krijoi pakënaqësi popullore

Behxhjet pacolliPër kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, kryeministri aktual i Kosovës, Isa Mustafa, mbase është unik në botë se sa shpejt ka arritur të krijojë pakënaqësi popullore.

“I frustruar nga ky fakt, kryeministri Mustafa po mundohet të gjejë fajtorë jashtë koalicionit qeverisës për praninë e Jabllanoviqit si ministër i tij”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në rrjetin social Facebook, teksa Profës, siç i është referuar Mustafës, i është përgjigjur edhe në deklaratën e tij më të hershme se Pacolli e Haradinaj kanë qenë zemërgjerë me pakicat.

“Sipas Profës unë paskam qenë shumë bujar me pozitat e pakicave në Kuvend. Kjo është shumë perverse. Së pari: AKR kurrë s’ka qenë faktor përcaktues për një çështje si kjo, por këtë e kanë vendosur vetëm partitë e mëdha që formojnë kuorumin kushtetues. Së dyti: AKR ka qenë krejt origjinale në lidhje me këtë çështje kundrejt partive të tjera. Ne kemi kërkuar sqarim të termave kushtetues për praninë e minoriteteve: ose vende të garantuara, ose të rezervuara, por jo të dyja si është sot”, ka thënë Pacolli.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Lajmet e Fundit