21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Pakoja emergjente, brenda kësaj jave, dalin paratë për punëtorët e bizneseve

Qysh nga 11 prilli ka filluar aplikimi, me qëllim përfitimi nga pako emergjente. E gjithë kjo procedurë u mundësua të bëhet edhe përmes sistemit online.

Por, jo të gjithë qytetarët i kanë kuptuar ato.

Kjo është edhe arsyeja pse shumë nga qytetar u panë para zyrave të Administratës Tatimore, të cilët kanë ardhur për të kuptuar se si duhet aplikuar për përfitimet nga pako emergjente.

E është një numër i madh i kompanive private të cilët kanë aplikuar për të punësuarit e tyre.

Gjithsejtë janë 21 mijë kompani, që kanë dorëzuar kërkesa për mbi 90 mijë punëtor të sektorit privat, për të marr të ardhurat që u takojnë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i ATK’së, Ilir Murtezi.

Muretezi tregoi se për kompensim për punëtorët e larguar nga puna, në ATK kanë aplikuar gjithsej 767 punëtorë.

Kurse numri i atyre që kanë lidhur kontrata të reja është 5 mijë e 659 punëtorë.

Drejtori i ATK-së, bënë me dije se parat në llogari të punëtorëve do të transferohen brenda javës.

Tutje, sipas shefit të Administratës Tatimore,  15 maji është data e fundit kur bizneset mund të aplikojnë për përfitim nga kjo pako.

Ndërkohë, gjatë ditës së hënë ka filluar edhe shpërndarja e skemave sociale.

Shpërndarja u bë sipas orarit të lëvizjes së qytetarëve të caktuar nga Qeveria e Kosovës.

Qytetarët po mbanin distancën sociale dhe ishin të pajisur me doreza dhe maska. Gjithashtu, ditën e hënë ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID 19, ka marrë vendim që të zgjatet deri më 30 qershor afati për pagesën e tatimeve.

Më Shumë

Pas 26 vjetësh zbuluan se nuk kishte vdekur, stërnipi i Isa Boletinit tregon si i shpëtoi ekzekutimit nipi 19 vjeçar

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, foli në detaje rreth historisë së familjes së tij, kryesisht për pasardhësit e kësaj familje. Ai zbuloi në ndër...

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Lajmet e Fundit