Ish-kampioni i unifikuar i peshave të rënda, Andy Ruiz Junior, ka mohuar akuzat për drogë, duke i quajtur për broçkulla, pasi disa foto u postuan në rrjetin social të tij në Twitter të premten.
Boksieri amerikan, që më së miri njihet për dy përballjet me Anthony Joshua gjatë vitit 2019, u përball së fundmi me një ndarje, me ish të dashurën e cila gjithashtu është nëna e fëmijës së tij.
Në muajin e kaluar, TMZ kishte raportuar se kishin parë një dokument, ku Andy Ruiz kishte një ndalim pasi ai kishte abuzuar seksualisht dhe fizikisht ndaj të ish partneres dhe gjithashtu kishte ushtruar dhunë fizike në djalin e tij.
Ruiz kishte mohuar kategorikisht këto akuza, duke thënë se ish e dashura e tij ishte ajo që kishte abuzuar fizikisht.
Të premten, një postim befasues doli në llogarinë e Ruiz në Twitter, për të cilin ai pretendon se ish e dashura ia ka hakuar llogarinë dhe ka postuar.
Në atë postim shkruhej: “Doja të ndaja me ju se si është vërtet jeta ime pas kampit! Më pëlqen të pi kodeinë dhe marijuhanë gjatë gjithë kohës. Gjithashtu e pëlqej të blej prostituta. Pas kësaj do të zhvilloj konsultë mjekësore për të pastruar gjakun tim, për t’u siguruar të jem i pastër kur VADA të vij në kampin tim stërvitor.”
Cicërima u shoqërua me një video të Ruizit që mbante në dorë dy qese të mëdha që siç duket ishte kanabis, e gjithashtu ishte një foto në të cilin supozohet se Ruiz tentoi të fshehte rezultatet e testit të drogës, VADA.
Krejt kjo ngjarje mori 45 minuta, para se ish-kampioni i botës të merrte llogarinë e tij në kontroll dhe të fshinte pamjet.