6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Pamje të rënda: E vrau djali, nxirret kufoma nga shtëpia në Prizren

Është nxjerrë trupi i pajetë i personit në Prizren, i cili pak më parë u sulmua me thikë nga djali i tij.

Ai si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK-së, Shaban Osmanollaj.

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj, për Express.

 

Më Shumë

Totaj priti Igballe Rogovën/Do të forcojmë mekanizmat kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku...

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit