6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Panoja e jashtëligjshme për fushatë zgjedhore hiqet nga kinemaja “Lumbardhi” në Prizren

Panoja me porosi promovuese zgjedhore, e cila ishte vendosur në mënyrë të jashtëligjshme në murin e jashtëm të kinemasë “Lumbardhi” në Prizren, është larguar të martën në mëngjes. Sipas autoriteteve lokale, një veprim i tillë është realizuar në mënyrë vullnetare dhe inspektorët nuk kanë pasur nevojë për reagim.

“Panoja e vendosur në kinemanë ‘Lumëbardhi’ është hequr në mënyrë vullnetare. Inspektorët e Komunës së Prizrenit nuk kanë pasur nevojë që të reagojnë në këtë rast”, ka deklaruar drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Bujar Hasani, transmeton “Koha Ditore”.

Në murin e jashtëm të kinemasë “Lumëbardhi”, që është monument i mbrojtur, ditë më parë qe vendosur një pano e madhe, që promovonte kandidatin e listës PDK-AAK-NISMA, Enver Hoxhaj. Lidhur me largimin e kësaj panoje drejtuesit e Degës së PDK-së në Prizren nuk janë prononcuar.

Vendosja e panos me material propagandues zgjedhor në murin e jashtëm të kinemasë “Lumëbardhi” në Prizren kishte ngjallur reagimin e menaxhuesve të këtij objekti, aktivistëve nga shoqëria civile dhe të Këshillit të Qendrës Historike. /Koha Ditore/

Panoja e jashtëligjshme për fushatë zgjedhore hiqet nga monumenti

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit