15.8 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025

Pas disa viteve Kosova mund të mbetet pa mjek

Drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë Bastri Lenjani thotë se shumë shpejt Kosova rrezikon të mbetet pa mjek dhe infermier për shkak të emigrimit kryesisht në Gjermani. Sipas një hulumtimi të mëhershëm të Federatës Sindikale të Shëndetësisë me studentë të mjekësisë, 73 për qind e të anketuarve kanë shprehur gatishmërinë për të ikur jashtë Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Drejtori i Qendrës më të madhe Emergjente në vend Basri Lenjani ka dhënë alarmin se shumë shpejt Kosova rrezikon të mbetet pa mjek.

Sipas tij, Kosova po i shkollon kuadrot shëndetësore, përkatësisht mjekët dhe infermierët dhe në fund po ia dorëzon Bashkimit Evropian, ku po emigrojnë për paga më të mira dhe trajtim më të mirë institucional, shkruan më tutje “Zëri”.

Qindra mjekë dhe infermierë nga Kosova është raportuar se deri më tani janë punësuar kryesisht në Gjermani, ku po paguhen gati dhjetëfish më shumë se në vend.

Paga e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 600 euro, ndërsa specializantët e shëndetësisë marrin më pak se 500 euro e infermierët nuk i marrin as 400 euro.

Në Gjermani është raportuar se specializantët e shëndetësisë i marrin rreth 4000 euro në muaj, përderisa specialistët marrin edhe më shumë…

Më Shumë

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Liria nis fazën e parë përgatitore më 7 korrik në stadiumin “Përparim Thaçi”

Liria e Prizrenit ka njoftuar se të hënën, më 7 korrik 2025, do të nisë zyrtarisht faza e parë përgatitore për sezonin e ri...

Lajmet e Fundit