10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

PDK-ja e ndarë në dysh për shkarkimin e Nexhat Çoçajt 

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren është ndarë në dysh rreth shkarkimit të drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Nexhat Çoçajt. Një pjesë e kuvendarëve të këtij subjekti politik janë pro shkarkimit, ndërkaq një pjesë tjetër kundër shkarkimit të tij.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kundër shkarkimit të drejtorit në fjalë është edhe kryetari i Komunës Ramadan Muja.

“Disa kuvendarë dëshirojnë që të shkarkohet drejtori Çoçaj,por shumica janë kundër shkarkimit të tij”, tregon me kusht anonimiteti një kuvendar dhe anëtarë i Kryesisë së PDK-së në Prizren.

Partitë opozitare në Prizren, ndërkaq, kanë dorëzuar kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, për të diskutuar rreth arrestimeve të fundit në Drejtorinë e Arsimit.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, ka caktuar datën e seancës së jashtëzakonshme, të kërkuar nga opozita. Seanca do të mbahet të martën.
Rendi i ditës do të jetë shqyrtimi i situatës së arsimit, si dhe miratimi i një deklarate me të cilin kërkohet nga kryetari i Komunës Ramadan Muja, shkarkimi i drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Nexhat Çoçajt. Kërkesa është nënshkruar nga 14 kuvendarë.

Burimi brenda PDK-së tregon se pjesa më e madhe e Kryesisë së Partisë dhe kuvendarëve të këtij subjekti politik, besojnë në pafajësinë e drejtorit Çoçaj.

“Bindjen në pastërtinë e tij, shumica e mbështesin në shpalljen i pafajshëm në rastin e parë”.

“Me disa përjashtime, shumica janë të bindur se Nexhati(Çoçaj)nuk punon pa letra ligjore”.

“ Çoçaj pas akuzave të ngritura ndaj tij ka siguruar kryetarin Muja se ëshë i pastër dhe se këtë cështje do të zbardhë në gjykatë, për cka edhe ka ngritur padi”.

Ndërkaq, pro shkarkimit të drejtorit të Arsimit në Prizren,sipas të njëjtit burim, janë vetëm ata kuvendarë të cilët edhe më herët në seanca të Kuvendit kanë kritikuar më së shumti këtë dikaster të Qeverisë “Muja”.

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj, bashkë me pesë zyrtarë të tjerë dy javë më parë u patën arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.
Gjykata Themelore në Prizren ndaj Çoçajt pat marr vendim për paraburgimin e Çoçajt dhe arrestin shtëpiak të të tjerëve.

Ndërkaq, një kolegj i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas një jave ka aprovuar pjesërisht ankesat e mbrojtësve të të pandehurve, duke e ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 03 nëntor duke i ndërprerë paraburgimin Drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçajt.

Kolegji vendosi që të pandehurit Çoçaj t’i ndërpritet paraburgimi dhe e njëjta masë t’i zëvendësohet me atë të ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, deri me 02.12.2015.

Vendim i njëjtë u mor edhe për personat e tjerë, të cilëve u ishte shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Të gjithë zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, po dyshohen nga ana e Prokurorisë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 dhe 2 nënpar.2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, del se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për të cilën edhe dyshohen./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

Kjo është 24 vjeçarja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit

Një grua ka humbur jetën dje në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren. Ajo në spital ishte pranuar në gjendje të rëndë. Familjarët e...

Lajmet e Fundit