12 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

PDK e LDK mbrojnë marrëveshjen e Brukselit

Mustafa e Thaci ne KuvendDy partitë e mëdha në vend, PDK dhe LDK, e kanë përshëndetur dhe mbështetur Marrëveshjen për Drejtësinë të arritur të Bruksel me Kryeministrave Mustafa- Vuçiq.

“Në emër të PDK-së dua ta falënderoj Isa Mustafën për një informim të plotë. PDK-ja i jep mbështetje të plotë kësaj marrëveshjeje. Kjo çështje është biseduar tash e dy vjet dhe kjo tregon që lidershipi i Kosovës ka qenë i vendosur në këtë drejtim. Marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet e saj”, deklaroi Hoxhaj i cili kërkoi afatizimin e dialogut me shtetin serb.

Edhe partia e Kryeministrit Isa Mustafa i dha përkrahje Marrëveshjes për Drejtësinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se asnjë marrëveshje, asnjë dialog, asnjë bisedë që cenon kushtetutshmërinë e vendit s’duhet të bëhet.

“E përkrahim edhe fillimin e krijimit të një rendi dhe rregulli dhe futjes së kushtetutshmërisë në veri të vendit. Atje ka pasur gjithçka tjetër përveç ligjit, ka pasur struktura kriminale të cilat shpresojmë se do të shuhen”, deklaroi Beqiri.

Më Shumë

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e...

Dardan Cena në garë për medaljen e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në turneun Sofia European Open 2026, duke arritur deri në luftën për medaljen e...

Lajmet e Fundit