12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

PDK në Prizren: Nëndega “11 Marsi” nuk aderoi te NISMA

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka mohuar se nëndega e saj “11 Marsi” ka aderuar te Nisma.

“Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës- Dega në Prizren,Nijazi Kryeziu me strukturat organizative ka kontaktuar me kryesinë e Nëndegës “11 Marsi” dhe pas takimit është sqaruar se nuk ka largime, aq më pak nga Kryesia e kësaj nëndege”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren.

“Kjo nëndegë është njëra nga shtyllat e organizimit të Partisë Demokratike në Prizren dhe model i funksionimit dhe i bashkëpunimit me partnerët e koalicionit dhe qytetarët e komunës sonë”.

“Falë organizimit në nivel dhe demokracisë në strukturat e Nëndegës “11 Marsi” kjo nëndegë ka sjelle frymë të rritjes masive të mbështetjes dhe ka zgjeruar motivin dhe angazhimin edhe në nëndegët që janë në të njëjtën pjesë te qytetit”.

“ Sapo u takuam me Kryetarin e Nëndegës, Alush Shala, i cili na njoftoj se askush nga Kryesia nuk është larguar dhe se funksionimi I kësaj nëndege është duke funksionuar siq është më së miri”.

“Ardhjet dhe shkuarjet e aktivistëve dhe mbështetësve janë vullnetare. Kjo nëndegë përfaqësohet në Kuvendin Komunal me dy kuvendarë Alush Shala dhe Fahrije Bytyqi”.

“Është dhe mbetet Nëndega më operative dhe më funksionale në nivel dege. Lajmet e tilla të fabrikuara nga NISMA nuk reflekton asgjë më tepër se mungesën e konkurrencës së ideve dhe platformave politike nga kjo parti”.

“Thirrja e Nismës se ka marre krerë të PDK nuk është slogan për të konkurruar në garën politike. Dy themeluesit e Nismës janë ish themeluesit dhe drejtuesit e PDK por këta dy lider nuk e penguan dot PDK që të fitoje zgjedhjet, por vetëm i dhanë mundësi vetvetes të gjejnë vendin që ua dhurojë qytetari në zgjedhjet e fundit”.

“Dega e PDK së, në Prizren i informon të gjithë anëtarët e vet se zgjerimi i strukturave dhe konsilidimi i rradhëve me anëtarë të ri është në rritje e sipër”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Dënohen Ballkani e dy zyrtarë, po edhe trajneri i Dritës

Klubi i Ballkanit është dënuar me gjobë 1200 euro, videoanalisti i FC Ballkanit, Ardi Kabashi me gjobë prej 500 euro dhe zyrtari i Ballkanit,...

Lajmet e Fundit