9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Pensionohet gjyqtari Xheladin Osmani

Pas 31 vitesh përvojë pune, në ditëlindjen e 65-të, pensionohet gjyqtari Xheladin Osmani.

Në mesin e personaliteteve që me punën e tyre lanë gjurmë në identitetin e Gjykatës Themelore në Prizren, padyshim që është edhe puna dhe kontributi i gjyqtarit Xheladin Osmani.

Gjyqtari Xheladin Osmani për 31 vite ishte i angazhuar në sistemin e Drejtësisë, duke filluar si praktikant gjatë vitit 1988, pastaj si Avokat në Odën e Avokatëve nga viti 1991 deri në 1999. Në vitin 2000, Gjyqtari Xheladin Osmani, emërohet Gjyqtar, ndërsa nga Janari i vitit 2013, deri në ditën e pensionimit detyrën e vazhdoi në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren.

Për këto 31 vite përvojë pune, Xheladin Osmani ka përjetuar edhe transformimin rrënjësor të sistemi gjyqësor dhe të teknologjisë, ka bashkëpunuar me disa kryetarë, dhe me dhjetëra gjenerata të praktikantëve.

Kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, i ka uruar ditëlindjen dhe pensionimin, duke e falënderuar gjyqtarin Xheladin Osmani, për kontributin e tij kushtuar Gjykatës Themelore në Prizren.

Gjithashtu edhe gjyqtarët dhe i gjithë stafi administrativ e kanë falënderuar të njëjtin për kontributin dhe angazhimin e tij për Gjykatën, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet dhe gjitha të mirat në jetë.

Më Shumë

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

Vetim Shala, shkoi për ta dhënë provimin e mjekësisë në Prishtinë, u përjetësua me diplomën e dëshmorit

Vetim Shala u lind më 28 shtator të vitit 1968 në fshatin Nashec të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes me...

Lajmet e Fundit