2.6 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Pep Guardiola hedh sytë nga Real Madrid-i për përforcime

Manchester City po synon të forcohet në mesfushë me një emër të madh. Pep Guardiola e ka të qartë emrin e lojtarit që po kërkon, Toni Kroos.

Kroos dhe Guardiola kanë qenë bashk te Bayern Munich-u, para se mesfushori të largohej në drejtim të Real Madrid-it. Nën drejtimin e spanjollit, 32-vjeçari realizoi 51 paraqitje, katër gola dhe nëntë asiste.

Sipas mediave spanjolle “El Nacional” dhe “AS”, mesfushori gjerman ka kontratë me Real Madrid-in deri në verën e 2023, por po mendon të largohet në fund të këtij sezoni.

Normalisht që klubi madrilen do i ofrojë gjermanit rinovimin e kontratës, por Florentino Perez nuk i thyen rregullat e klubit dhe lojtarëve mbi 30-vjeç kontratat që u ofrohen janë njëvjeçare. Në këto kushte, Kroos pretendon t’i jap fund aventurës së tij në “Santiago Bernabeu”.

32-vjeçari u bë pjesë e Real Madrid-it në 2014. Që nga ajo kohë ai numëron 354 paraqitje, 25 gola, 83 asistime dhe 15 trofe.

Guardiola i njeh cilësitë e Kroos-it dhe përvoja e tij është madhe. Ai ka arritur të fitojë ketër herë Champions League dhe një herë Kupën e Botës.

City nga ana tjetër sezonin e ardhshëm do të jetë pa Fernandinho-n. Braziliani ka konfirmuar largimin pas 11 sezonesh nga “qytetarët”.

Gjithashtu në listën e City-t për t’u përforcuar në mesfushë është dhe spanjolli i Real Sociedad-it, Mikel Merino. Për këtë të fundit, thuhet se City pritet të paguajë klauzolën e lirimit, prej 50 milionë paundësh.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Prizren, vazhdon pastrimi i kanalit kullues në Marash

Ekipet e mirëmbajtjes së “Eko Regjion-it” kanë vazhduar edhe sot aksionin për pastrimin e kanalit kullues në zonën e Marashit të Prizrenit. Gjatë këtij aksioni...

Vjedhje e rëndë në Prizren, një personit i grabiten para të gatshme e stoli ari nga vetura, policia heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një personit i janë vjedhur para...

Lajmet e Fundit