4 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Për dhjetë vjet në rrugët e Kosovës kanë vdekur 1317 persona

Është prezantuar raporti “Dekada e sigurisë 2010-2019”. Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi tha se nga viti 2010 deri në vitin 2019 në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 1 317 persona si dhe janë lënduar mbi 5 000 persona.

Ai ka theksuar se çdo vit në botë humbin jetën nga aksidentet rrugore rreth 1.3 milion njerëz.

“Ky raport ka material të rëndësishëm që të na udhëzojë në parandalimin e aksidenteve. Aksidentet rrugore janë bërë shkak kryesor i vdekjes. Çdo vit me shumë se 1.3 milionë njerëz vdesin në gjithë botën dhe më shumë se 10 milionë të lënduar”, raporton E.O.

“Për të rritur nivelin është e nevojshme të hartohet një plan në zbatimin e masave të zbatuara. Në vendin tonë ka rritje të automjeteve dhe siguria rrugore është bërë problem në shoqërinë tonë. Nga viti 2010 deri në 2019 në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 1 317 persona dhe janë lënduar mbi 5 mijë persona”.

Ministri i MPB-së Agim Veliu ka thënë se për periudhën dhjetor-janar 2018-19 numri i aksidenteve ka pasur rritje prej 2.9%.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, ekipi i urgjencës ka dalë menjëherë në...

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Odën e Prizrenit

Kryetari i Odës Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit (ONZP), Afrim Tejeci, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot një delegacion biznesesh nga Turqia, që...

Lajmet e Fundit