Për goranët e Dragashit, Kosova ende është Serbi!

Banorët e fshatit Kërstec të Gorës së Dragashit, duket se e kanë të vështirë ta pranojnë se Kosova tashmë është e ndarë nga Serbia.

Në asfaltin që ua ka shtruar shteti i Kosovës, të premten janë parë grafitë që kundërshtojnë shtetin e Kosovës, duke e quajtur si pjesë të Serbisë!

Ndërkohë, po nga ky fshat vijnë zyrtarët më të lartë që drejtojnë Zyrën për Komunitete në Komunën e Dragashit dhe, zor se e kanë parë këtë parullë, teksa janë kthyer në shtëpitë e tyre. Mbase, mund ta kenë parë por, duket se nuk iu ka penguar fare kjo dukuri! /Radio Sharri/

Më Shumë

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se...

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Lajmet e Fundit