11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Për herë të parë! Studimet për arbëreshët të institucionalizuara

Me përfaqësues të institucioneve akademike dhe universitare të Republikës së Shqipërisë, Qendra për Studime dhe Publikime për Arbëreshët është përpjekja e parë e shtetit shqiptar për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor të arbëreshëve të Italisë dhe të Kroacisë.

Për herë të parë studimet dhe kërkimet mbi arbëreshët do të jenë të institucionalizuara.

Me vulën e institucioneve të shtetit shqiptar, akademikë e studiues të shumtë do të promovojnë “ruajtjen e gjuhës dhe të identitetit kulturor të komunitetit arbëresh”.

Krejt kjo përmes Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët, e cila është themeluar të premten nga Këshilli i Ministrave të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Funksioni kryesor i kësaj qendre do të jetë “kryerja e studimeve për komunitetin arbëresh, promovimi, ruajtja e gjuhës dhe identiteti kulturor tek ky komunitet, si dhe me organizimin e aktiviteteve, seminareve dhe konferencave shkencore, të cilat do të kenë si fokus komunitetin arbëresh”.

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Nait Hasani kërkoi nga Apeli dënimin e Gavrilo Milosavleviqit dhe gardianëve të tjerë

Në Gjykatën e Apelit sot  pu shqyrtua ankesa e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i akuzuari për krime...

Lajmet e Fundit