11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Për më pak se gjysmë shekulli, nga Jabllanica e Prizrenit u shpërngulën 1200 familje

Jabllanica e Prizrenit tani numëron 80 familje, por secila nga këto ka dikë me punë të përkohshme jashtë Kosove. Plaku i fshatit Haxhi Raif Haliti tregon për “Kosova Sot” se fshati është zbrazur për shkak se këtu ka qenë vështirë të jetohet. Kurse prof. Ismail Ramoviqi tregon për “Kosova Sot” se nga Jabllanica e Prizrenit, për më pak se gjysmë shekulli janë shpërngulur 1200 familje, shumica e tyre janë shpërngulur në Prizren. Prej tyre janë diku mbi 150 familje që jetojnë jashtë vendit. Ramoviqi thekson se kushtet e dikurshme kanë bërë që njerëzit të ikin nga ai fshat, sidomos mungesa e rrugës, e ujit dhe kushtet tjera elementare. Tash së fundi, sipas tij atje ka filluar të rregullohet jeta, por tashmë atje nuk kanë ku të kthehen edhe po të duan se nuk i kanë më pronat.

Dasmat tradicionale

Xha Haliti thekson se tradita e dasmës ende ruhen bashkë me ritin e synetisë. Ai tregon se martesa në traditën popullore shqiptare është konsideruar nga zakonet më të dëshiruara,një zakon gëzimi,ngase ka sublimuar kalimin e disa fazave të jetës deri në pjekurinë për punë e jetë dhe, mbi të gjitha, për shumim. Fejesa si akt ceremonial, përcakton publikisht personat që, pas martesës, do të krijojnë jetën bashkëshortore. Si e tillë, fejesa është e mbushur me plot veprime e ceremoni rituale, disa të trashëguara nga lashtësitë e mugët pagane, po disa më të vona – edhe me rite islame. Sipas traditës, është bërë me shkuesi, por më përpara ishte traditë më pak e rastësishme edhe fejesa në bark dhe fejesa në djep, raste këto të trashëguara nga traditat pagane tani ato më nuk ndodhin, i bëhen kryesish me vullnet të dyanshëm .Dasmat tradicionale zgjatnin tri ditë e net dhe organizoheshin për të marrë nusen ditën e hënë ose të enjte. Të martave martoheshin të vejat, me më së shumi 7 krushq. “Në kohën tonë nuk veprohet kështu. Të gjitha ditët e javës janë dhe ditë dasmash. Stinët më të parapëlqyera të traditës për martesë ishin vjeshta dhe pranvera, një traditë tashmë e tejkaluar-dasmat bëhen gjatë gjithë vitit e kryesisht në gusht kur vijnë njerëzit nga kurbeti. Dasmat organizohen në lokale publike, ku marrin pjesë burra e gra”.

Traditat kanë ndryshuar

shumë Nusja tash merret me automobila. Nga mënyra e organizimit, kanë ngelur si forma më tepër simbolike sesa reale. Përgjegjës të dasmës ishin: bajraktari, plaka e kerrit, djali i kerrit, shpërndarja e drithërave dhe sheqerkave kur të niset vetura e nuses nga shtëpia e çiknisë dhe ardhjes së saj – hyrjes në oborr të dhëndrit, në çastin e zbritjes së nuses; thyerja e rrugës nga krushqit; shoqërimi i nuses nga vëllezërit e saj në shtëpinë e vajzës, derisa ta hipin në makinë; grushtimi i saj tri herë në shpinë nga i vëllai; vaji i nuses (vajzës, në raste gjithnjë e më të rralla); zbritja e nuses nga vetura me këmbë të djathtë dhe e shoqëruar nga kunetër apo vjehrri; shkelja mbi një objekt bujqësie; hyrja në shtëpinë e dhëndrit me këmbë të djathtë; prekja tri herë me dorë e ballit të derës, etj. etj. Profesor Ismaili tregon se këto tradita tanimë kanë ndryshuar shumë. Ai thotë se fshati Jabllanicë mbetet një shembull interesant se si ky fshat me të madhe u shpërngul në Prizren.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Liria shënon fitoren e dytë të sezonit

Skuadra e Lirisë ka arritur ta regjistrojë vetëm fitoren e dytë të sezonit sot, pasi që e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 Fushë...

Lajmet e Fundit