13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Për nëntë muaj policia ka konfiskuar 892 armë pa leje

Policia e Kosovës për nëntë muaj ka konfiskuar 892 armë të cilat janë mbajtur ilegalisht nga qytetarët. Bazuar në statistikat e Policisë, që nga viti 2016 qytetarët kanë mbajtur 4625 armë pa leje.

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, i tha Ekonomia Online, se iniciativa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për legalizimin e armeve është e dështuar, pasi vetëm një numër i vogël i armëve janë legalizuar dhe dorëzuar.

Andaj, siç tha Shala, armët të cilët janë në duart e qytetarëve e cenojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

“Një raport nga organizata ndërkombëtare për siguri OSBE e cila vepron në Kosovë ka dalë në përfundim se në duart e qytetarëve të Kosovës ekzistojnë afro 200 mijë armë të vogla në duart e tyre të cilët një pjesë e tyre nuk janë te legalizuara dhe kanë mbetur si mbetje nga pas lufta”.

“Një iniciativë e Ministrisë së Punëve të Brendshme është iniciativë e dështuar nga ana e shtetit, duke pasur parasysh se është një numri i vogël i armeve të legalizuara dhe të dorëzimit”, tha ai.

Ai theksoi se shpeshherë qytetarët mundohen t’i zgjidhin problemet e tyre vet dhe përfundojnë edhe me fatalitet.

“Armët gjinden në duart e qytetarëve ne nuk e dimë se sa janë të trajtuar për të përdorur armët, ne çfarë gjendje gjinden armët. Armët të cilët janë në duart e qytetarëve e cenojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e qytetarit”.

“Kemi pasur raste që për çështje personale kanë përdorur armë dhe kanë shkaktuar fatalitet. Njëkohësisht ka pasur edhe lëndim qytetarë të cilët kanë qenë në raste të caktuar”, ka thënë ai.

Shala kërkojë nga organet kompetente të gjejnë një mënyrë e cila i josh qytetarët të dorëzojnë armët e tyre, ose sipas tij të shkurtohen procedurat për legalizim, raporton EO.

“Shteti duhet të veproj në një mënyrë tjetër që të josh qytetarët që ti dorëzojnë armët e tyre të bëhet legalizimi i tyre, pse jo të jetë shkurtimi i tyre për legalizim për të marr lejen për armëmbajtje. Qytetarët janë duke hezituar pasi është një procedurë e stërzgjatur për tu pajisur me leje”.

“Duhet ta ndryshoj procedurën për tu pajisur me armë, pikërisht në procedurë shteti ka stër ngarkuar procesin që një qytetarë mund të pajiset për të përdor një armë. Nëse ulim procedurën administrative qytetarët do të joshen nga kjo ofertë nga ana e  aparaturës shtetërore dhe mund të vijë deri të legalizimi sa më i madh i armëve që janë në duart e qytetarëve”, u shpreh Shala./eo/

Më Shumë

Lajmet e Fundit