Për një ditë në Kosovë shkaktohen 42 aksidente në trafik

Në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar 42 aksidente në trafik.

15 nga këto aksidente ishin me të lënduar, ndërsa 27 me dëme materiale.

Dhjetëra aksidente raportohen për çdo ditë në vend.

Për shkak të mosrespektimit të rregullave në trafik, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 636 gjoba në trafik.

Ndërsa, po ashtu janë shqiptuar edhe 747 gjoba në bazë të Ligjit Covid-19.

Policia gjatë kësaj kohe ka arrestuar edhe 6 persona, nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 në vuajtje të dënimit./

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Hoti shkruan për Marrëveshjen Uashingtonit, e thumbon Osmanin: VV-ja dhe ata që i shkonin pas e vlerësuan të dëmshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës. Duke folur për këtë...

Lajmet e Fundit