16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Përballë realitetit të dhimbshëm në Kosovë

Zafir BERISHA

Kosova në këto memente gjendet përballë një lufte psikologjike e propagandistike si asnjëher më parë, prandaj shoqëria jonë duhet të jetë e kujdesëshme, që mos të bije viktim e kësaj lufte.

Misionet e misionarve të ndryshëm (më padron të dyshimët), të individëve dhe grupeve të organizuar e shumë mir? të kamufuluar, e kan? futur shoqërin kosovare me një krizë të thellë morale me pasoja afatgjate!

Mjegulla e krijuar nga lufta hibride për të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen e vendit tonë, duke e përzier vlerën me antivlerën dhe anasjelltas, është e “arritura” e misionarve përballë të cilës duhet të kthjellohemi sa nuk është bërë vonë.

 

Lufta dhe presioni psikologjik, ndikon te një shoqëri sikurse uria apo temperaturat ekstreme të ulta apo të larta të njeriu!!!
Kur kemi parasyshë këtë, atëher duhet të veprojm,ta dallojm t? mir?n nga e keqja dhe të bardhën nga e zeza.

Kriza morale që ka kapluar shoqërin tonë, vije edhe si rezultat i mungesës së mendimit kritik, që janë në gjendje ta kuptonte propagandën e pregaditur në kuzhinat e Beogradit.

Triumfi i UÇK-së dhe NATO-s mbi forcat e okupatorit serbo-sllavë në qershor të vitit 1999, krijoj rrethana të reja në Kosovë!

Pas luftës, mbeturinat e okupatorit serb të mbetura në Kosovë, me ndihmën e regjimit të UNMIK-ut u infiltruan në jetën publike dhe institucionale, që filluan të krijoheshin pasë luftës në Kosovë, me misonin e tyre për ti shërbyer Serbis në rrethanat e reja.

Fillimisht në bashkpunim me aleatët tradicional të Serbisë dhe Rusisë mrenda UNMIK-ut, shantazhuan dhe ngritën kurthe për ish luftëtar të UÇK-së dhe veprimtar politik, e cila u shoqërua më një arsenal të madh propagandistik të mediave që financoheshin nga lobi sllavë përmes shpifjeve, linçimeve dhe akuzave të pa baza, të cilat më von do të përdoren dhe keqpërdoten edhe nga mostrumi politik në Hagë, gjoja si fakte.

E gjitha kjo që u pregadit në Serbi dhe u plasu në Kosovë nga argatët e saj, u përdorë me mjeshtri nga sekti në pushtet për ti shpërla trurin një pjese të madhe të qytetarve të cilët nuk ishin në gjendje ta dallonin të bardhën nga e zeza dhe çka është lajm dhe çka është dezinformat.

Situata e rënduar politik, ekonomike dhe e sigurisë në vendin tonë, e cila derivon si rezultat i adoloshencës politike në pushtet, shtron nevojën për një front të përbashkët demokratik, për ti shpëtuar të arriturat e mëdha të shtetit të Kosovës, që nga lufta e UÇK-së e deri më sot, e që po rrezikohet nga papërgjegjësia dhe padijenia e suitës në pushtet.

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit