18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

213 pacientë marrin shërbime falas të Dializës në Spitalin e Prizrenit

Në Shërbimin e Dializës në Spitalin e Prizrenit trajtohen 213 pacientë. Prej tyre 17 pacientë janë nga Republika e Shqipërisë dhe ata marrin shërbime të rregullta të dializës. Disa nga pacientët, ndërkaq, i thanë Radio Kosovës se janë të kënaqur me stafin dhe shërbimet që marrin, por apelojnë te Ministria e Shëndetësisë që ta vë në rend dite legjislacionin për pacientët me dializë.

Pacientë nga komunat të ndryshme të regjionit të Prizrenit, që i nënshtrohen dializës, thanë për Radio Kosovën se janë të kënaqur me sjelljen dhe shërbimet që i marrin nga stafi shëndetësor i hemodializës në Prizren.

“Që 9 vite jam në dializë. Shërbimi është shumë i mirë. Mirë shumë e kemi. Jam e kënaqur edhe me shërbimin edhe me stafin, Është hera e tretë që po vij dhe jam shumë i kënaqur me shërbimin dhe stafin. Janë të mrekullueshëm, jemi familjarizuar me ta!”, thotë një qytetar.

Por, Adem Salltekaj, nga fshati Sopi, njëri nga pacientët që i nënshtrohet procesit të dializës ka një apel për Ministrin e Shëndetësisë:

“Kisha bërë apel të Ministria e Shëndetësisë ta kthejë kokën pak edhe nga pacientët e hemodializës, nga stafi i hemodializes të interesohen diç me shumë si nga ana e furnizimi me barëra si dhe të fillojë me ligjin për transplantimin e veshkave ku dihet që mjekësia sot ka ecur përpara e teknologjia ka përparuar. Kemi faktikisht edhe staf të mrekullueshëm mirëpo vetëm na mungon një organizim”, thotë Salltekaj.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

 

Ndërkaq, shefi i Repartit të Hemodializes, Rexhep Hapçiu, në një intervistë për Radio Kosovën tha se në funksion të pacientëve në Spitalin e Prizrenit, janë 42 aparate te dializës, të cilat punojmë ne tri turne, nga ora 07 : 00 e mëngjesit e deri në orën 22:00 në mbrëmje.

“Në Repartin e Hemodializës në Prizren trajtohen rreth 213 pacientë nga komunat e rajonit të Prizrenit por kemi pacientë edhe nga qyteti i Kukësit. 17 pacientë nga Republika e Shqipërisë marrin shërbime të rregullta të dializës në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit si të gjithë pacientët dhe bashkëkombësit e tjerë”, thotë Hapçiu.

Në Repartin e Hemodializes në Prizren ofrohen rreth 30 mijë seanca dialize në vit, përfshirë edhe shtetasit e Shqipërisë, që tani për tani marrin shërbimet mjekësore në Prizren, e që për ta, ofrohen falas po ashtu si për qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës.Radio Kosova

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, e cila do të festohet në më shumë se 190 vende të botës. Mikpritësi zyrtar për festimet e...

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Lajmet e Fundit