6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Lumë ofertash për portierin e Brentford-it

Portieri i Brentford-it, David Raya, mund të rikthehet në Spanjë këtë verë pasi një numër i madh i klubeve të La Liga-s po monitorojnë situatën e tij, sipas raporteve.

Raya i ka kaluar 11 vitet e fundit në Angli pasi iu bashkua akademisë së Blackburn Rovers në vitin 2012, por tani po i afrohet vitit të fundit të kontratës së tij me Brentford.

27-vjeçari ka zbuluar më parë se ai ka refuzuar dy oferta për rinovim nga punëdhënësit e tij aktual, por ende duket se do të mbetet në Premier League përtej këtij sezoni pas interesimit nga Manchester United dhe Tottenham.

Megjithatë, ky mund të mos jetë më rasti pasi një numër i skuadrave të La Liga janë të etur për afrimin e portierit, siç raportohet nga “The Telegraph”.

Ky lajm ka të ngjarë të vijë si një goditje për United dhe Spurs, të cilët të dy përballen me pasiguri kur bëhet fjalë për pozicionin e tyre numër “1” përpara sezonit të ardhshëm.

Kontrata e David de Gea në “Old Trafford” do të skadojë në fund të sezonit dhe ai ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re. Kohët e fundit ai refuzoi një ofertë nga “Djajtë e Kuq” që duan të mbajnë portierin 375 mijë paund në javë, por me kushte të reduktuara.

Hugo Lloris ka qenë gjithashtu zgjedhja e parë e padiskutueshme e Tottenham për një dekadë të tërë, por Spurs janë në kërkim të pasuesit të tij teksa ai shkon drejt fazave të fundit të karrierës së tij.

Raya dukej si një opsion i fortë për të dy klubet, por ata tani mund të përballen me konkurrencë të madhe për nënshkrimin e tij nga disa prej skuadrave më të mira në Spanjë.

Raya ka shkëlqyer në Brentford që kur iu bashkua klubit në vitin 2019, duke i ndihmuar ata të ngjiten nga Championship në 2021.

Që atëherë ai e ka vendosur veten si një nga portierët më të mirë në ligën më të lartë të Anglisë dhe ka mbajtur nëntë herë portën e paprekur këtë sezon, duke luajtur një rol të madh në një tjetër fushatë mbresëlënëse për skuadrën e Thomas Frank. Albanian Post

Më Shumë

Lajmet e Fundit