18.3 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Përkujtohen 26 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Të premten, në varrezat e martirëve të Lagjes së Trimave (Tusus), kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja me bashkëpunëtorët e tij, vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe, në nderim të 26 martirëve të kësaj lagjeje, që u vranë nga forcat serbe me 26 maj të vitit 1999.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja tha me këtë rast se këta martirë janë masakruar pa mëshirë.

“Fatkeqësisht në mesin e tyre ka pas edhe persona me të meta psiqike dhe mendore dhe këtë e bënë vetëm barbari serb” tha Muja.

Kryetari i Prizrenit tha më tej se nuk guxojmë ta harrojmë gjakun e martirëve dhe të dëshmorëve sepse edhe gjaku i tyre është gur themel i shtetit të Kosovës.

“Ne do ti përkujtojmë përgjithmonë me pietet” tha Muja dhe falënderoi familjarët e martirëve për edukimin në frymën e patriotizmit të të gjithë atyre që sakrifikuan vetveten për ti dal zot tokës së Kosovës.

Hajrim Qengaj, veteran i luftës nga kjo lagje tha me këtë rast se këta martirë qëndruan në shtëpitë e tyre dhe e dhanë shembullin e qëndresës deri në flijim, prandaj familjarët e këtyre personave meritojnë respekt nga institucionet gjatë gjithë kohës e jo vetëm në ditën e përkujtimit./Gazetaere.com/

Më Shumë

Arrestohet në kufi 65-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e arkës së bamirësisë në xhaminë e Reçanit të Prizrenit

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Z.M., është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, pasi...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë...

Lajmet e Fundit