27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Përplaset nga vetura, vdes 6 vjeçari në Shëngjin

Një fëmijë i moshës 6 vjeçare, ka humbur jetën sot si pasojë e përplasjes nga makina në Shëngjin.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qendër të Shëngjinit, ku një tip furgon përplasi fëmijën që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Raportohet se fëmija ka qenë i shoqëruar me prindërit dhe në momentin që po kalonin rrugën është shkëputur nga duart.

Fëmija nga plagët e marra ishte në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë, ai ndërroi jetë në spital.

Abcnews raporton se i mituri nga Burreli kishte ardhur nga Anglia me familje në Shqipëri.

Policia bënë të ditur se i dyshuari është dërguar në stacion si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Më Shumë

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Zogaj dhe Mehmeti vazhdojnë me Lirinë

Liria e Prizrenit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: mesfushorin me përvojë Silvio Zogaj dhe luftëtarin...

Lajmet e Fundit