4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Trajneri i Dortmundit: “Haaland mund të qëndrojë edhe pas 2022”

Trajneri i Borussia Dortmund, Marco Rose, ka insistuar se Erling Haaland mund të qëndrojë në Borussia Dortmund edhe pas sezonit 2021/2022.

Haaland ka kohë që lidhet me një transferim të mundshëm të gjigantët evropian si; Barcelona, City, Real Madrid etj… por duket se tani për tani s’do të largohet nga Bundesliga.

“Ai ka ende kontratë afatgjate me ne. Vetëm sepse flitet se ai mund të largohet vitin e ardhshëm nga Dortmund, nuk do të thotë se do të ndodhë”, tha Rose për Sport Bild.

“Në fund, Erling është ai që vendos për të ardhmen e tij. Sido që të jetë, ne jemi të lumtur që ai aktualisht luan për ne dhe kush e di, ndoshta do të jetë më shumë se vetëm edhe një sezon për të shkruar histori të jashtëzakonshme këtu”.

Haaland ka statistika të frikshme që kur i është bashkuar Dortmundit.

Ai deri më tani ka bërë 62 paraqitje dhe ka shënuar po aq gola, 62 – pra një gol për ndeshje. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Lajmet e Fundit