0.6 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Përplasje brenda koalicionit dhe LDK-së në Prizren

Lidhur me anulimi e konkursit të drejtorëve, drejtori i DKA-së në Prizren Skender Susuri nuk deshi të thotë asgjë më shumë, përveçse ai tani dy ditë tha se takohen lidhur me këtë temë. Por, ai tha se edhe sot do të takohet dhe beson se do të marrë një epilog kjo çështje,por pa dhënë asnjë informacion plotësues.

Vetë kryetari Haskuka ishte e vështirë të takohet dhe të merret ndonjë prononcim nga ai pas kthimit të tij nga Kroacia. Drejtori Susuri lidhur me grupin e dytë për intervistat për drejtorë shkollash tha se është në pritje të dritës jeshile nga kryetari Haskuka dhe se ka afat edhe dy javë dhe pastaj do të shohin. Mirëpo, dje për “Kosova Sot” ka shkruar , e pastaj edhe ka folur përmes telefonit njëri nga zyrtarët i vjetër të Degës së LDK-së, Ridvan Hoxha. Ai tha se mendonte se kryetari Haskuka nuk duhet të ngutej për anulimin e konkursi, ngase ai tha se nga subjekti i tij politik janë ca zëra kundër asaj liste, duke dashur që njerëzit e vet t’i zgjedhin.

I përkushtuar për ndryshime në Prizren, Hoxha kishte tejkaluar të gjitha vijat e mundshme politike, duke u radhitur në mbështetje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në balotazhin e nëntorit. Ai kishte mobilizuar nëndegën e LDK-së në Zhur. Hoxha ka adresuar publikisht një këshillë për kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, e dhe na e tha neve përmes telefonit, sepse tashëm shumë njerëz edhe i kanë uruar ata të zgjedhur të asaj liste.

“Në emër të LDK-së zyrtarë e adoleshentë politikë, (më parë LDK në Prizren ka qenë akademi politike, pse jo edhe pedagogjike për subjekte të tjera politike) flasin gjoja për depolitizim të arsimit, duke atakuar konkursin dhe kandidatët e propozuar për drejtor të shkollave. Këta zotërinj nuk e kanë idenë e depolitizimit, por hallin e kane se janë tkurrur në kuptimin e ndikimit dhe presionit të njëanshëm individual politik, në raport me zhvillimet politike të kohës dhe interesat e tyre të ngushta. LDK-ja të tillët nuk i mbështet, zërat e tillë janë individual. “Bravo, kryetar”, si duket marrëveshjen e ofruar që nuk e ke nënshkruar gjatë fushatës zgjedhore me insistimin e zyrtarëve që tani po bëjnë zhurmë, ke vendosur tani ta jetësoni dhe zbatoni me anulimin e konkursit, edhe pse e dini se ajo “marrëveshje”është jo e ligjshme, jo e moralshme, e stilit mafioz. Kujdes, kryetar Haskuka, mos u ndiko politikisht, mos u bëj pjesë e së keqes, ende keni kohë për reflektim…!!!”na tha Ridvan Hoxha.

 

Por, në kundërshtim me këtë ishte Haziz Hodaj, kryesues i Grupit të kuvendarëve të LDK-së në Asamble.

“Na në mbledhjen e fundit të Kuvendit patëm kërkuar që ta fusim si pikë të rëndit të ditës pikërisht këtë listë drejtorësh. Mirëpo, kryetari Haskuka para se të diskutonim ne për këtë pikë të rëndit të ditës, ai e kishte anuluar. Kjo ishte kërkesa jonë, edhe e Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren, kurse ne nuk marrim asnjë përgjegjësi se çka mendojnë qytetarët e këtij qyteti.

Ata kanë të drejtë të japin mendime dhe komente, ne kemi pasur ata vendim dhe pas anulimit ne s’kemi tjetër çka të themi. Mirëpo, e di sa ai qytetari ka qenë dikur në kryesi të LDK-së, tani s’ka asnjë post as në kryesi e as në parti, prandaj e drejta e qytetarit edhe mund të lexohet”, tha ai, duke mos dashur as të diskutojë më shumë për rastin e lartpërmendur. Kurse për gazetë nuk ka dashur të prononcohet “edhe pak”, siç tha, kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli.(Kosova Sot)

Më Shumë

Nesër mbahet mbledhje komemorative për mjekun Bajram Kryeziun

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Dr. Nexhip Berisha" në Prizren do të mbajë nesër një mbledhje komemorative për Dr. Bajram Kryeziun, i cili u...

Gjesti lë shtëpinë, niset me urgjencë për spital

Gjesti është larguar përkohësisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Kjo pasi Gerta Gixhari gjatë festës në shtëpi i hedh dy herë alkool Gjestit...

Lajmet e Fundit