14.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pesë arsye pse duhet vizituar Prizrenin sipas revistës britanike (Foto)

Revista e turizmit, Wanderlust, ka bërë një përmbledhje të 5 arsyeve kryesore pse duhet të vizitohet qyteti i Prizrenit. Revista e njohur britanike e përshkruan qytetin jugor të Kosovës si vend malor me trashëgimi kulturore të pasur dhe larmi të kulturës së kafeneve. Autore e tekstit është Helen Moat, turiste e cila në një rast udhëtoi nga Roterdami i Holandës për në Stamboll të Turqisë përgjatë 3 muajve e gjysmë.

Prizreni është i vendosur në një lokacion të jashtëzakonshëm

magazine-cropped-dreamstime_xl_43356629

Prizreni ka një pozicion të bukur pasi është i  futur në një luginë midis Maleve të Sharrit në një anë dhe rrënojave të një kalaje të vjetër në anën  tjetër, në zemër të të cilit kalon lumi Lumbardhi. Nga Kalaja, qyteti lëshohet në kubëzat antike të Sheshit Shadërvan, në xhaminë ikonike të Sinan Pashës dhe harqeve të Urës së Gurit. Për shkak të një përzierje arkitekturash otomane dhe bizantine, qyteti meriton emrin ‘Muzeu nën Qiell të Hapur’.

Qyteti është kompakt dhe i lehtë për tu eksploruar

Image result for prizreni

 

Historikisht, Prizreni ka qenë një vendtakim i kulturave dhe tolerancës ndërfetare, veti të cilat janë vënë nën dyshim gjatë luftës së fundit. Gjatë ecjes nëpër qytet, mund të shihni se si minaret e xhamive dhe kullat e kishave ortodokse dhe katolike bashkëjetojnë ngushtë mes vete.

Ia vlen të merret leja që të vizitohet kisha e Zojës së Bekuar të Ljevisit, e cila gjendet nën mbrojtjen e UNESCO’s dhe ishte rindërtuar pas një sulmi brutal më 2004. Aty thuhet të jetë pagëzuar shenjtëresha Nëna Terezë.

Dy xhamitë që ia vlen të vizitohen janë ajo e Sinan Pashës si dhe Bajrakli Xhamia, të dyja të dekoruara mrekullisht me arabeska dhe piktura orientale. Nuk bën të humben edhe Hammami Turk si dhe teqeja Halveti.

Ushqimi është fantastik

8

Sheshi Shadërvan është i mbushur me tavolina të kafeneve e restoranteve buzë lumit. Aty mund të porosisni kafe, çaj apo birrë për rreth 1 euro dhe ushqim të bollshëm për pak më shumë para. Kosovarët janë mjeshtër të mikpritjes, prandaj kamarierët janë miqësor, të sjellshëm dhe nuk ngurrojnë të ofrojnë ndihmë.

Ushqimi servohet i bollshëm dhe i shijshëm. Lugina e Zhupës ëshë e njohur për restorantet e peshkut, kurse regjioni i Hasit servon ushqim malor të shijshëm dhe të bollshëm. Nëse qëlloni në Has gjatë sezoni të pjekjes së rakisë, gjasat janë të mëdha që do të ftoheni diku në ndonjë oborr për dy ose më shumë gota rakie shtëpiake të servuar me djath.

Festivalet kulturore janë ngjarje të rregullta

9

Nëse doni të prekni traditën kosovare, merrni pjesë në festivalin e muzikës dhe veshjeve tradicionale Hasi Jehon në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Ata që preferojnë muzikë moderne mund të zgjedhin mes festivaleve të shumta si NGOM Fest, ndërkohë për adhuruesit e artit festivalet si Ura e Artit e SculpFest janë mundësi e mirë. BunarFest është plot adrenalinë me garuesit që lëshohen nëpër rrjeshën e Lumbardhit me vetëm një gomë. Megjithatë, festivali më i madh kulturor në Prizren është DokuFest, me filma të metrazhit të shkurtë dhe dokumentarë që shfaqen nëpër skena të instaluara gjithandej nëpër qytet.

Malet e bukura me aktivitete nuk janë fare larg

1

Kur të jeni mërzitur nga atmosfera e qytetit, shkoni drejt parkut nacional të Maleve të Sharrit. Përpara se të niseni, mund të vizitoni zyrën e informatave për turistë dhe të merrni harta e broshura të ndryshme që ju shërbejnë për tu orientuar.

Malet atje janë të pasura me botë shtazore dhe lumenj të shumtë. Nëse nuk doni të shkoni vetëm, mund të shfrytëzoni kompani vendase  që organizojnë aktivitete të shumta malore si ecje, yoga apo ju japin shtëpi të vogla malore për të fjetur.

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Lajmet e Fundit