1.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Pesë kandidatë për kryeministër

Thaci haradinaj kurtiJanë pesë kandidatë që ia mësyejnë postit të kryeministrit të Kosovës pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Ata vijnë nga pesë parti politike të cilat deri në këto zgjedhje ishin subjektet kryesore në kuadër të spektrit politik në vend. E përbashkëta e këtyre kandidatëve është premtimi i tyre për gjenerimin e vendeve të reja të punës. Kurse si adut tjetër mbetet premtimi parazgjedhor për ndërtimin e një shteti ligjor dhe të aftë për të synuar integrimet evropiane përmes luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit si probleme të mëdha të këtij vendi.

Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar tashmë për të tretën herë liderin e saj Hashim Thaçi për postin e kryeministrit. Thaçi ka drejtuar në dy mandatet e fundit qeverinë e vendit, ndonëse në asnjërin mandat nuk arriti t’i përmbyllë katër vjet udhëheqje të qeverisë për shkak të koalicioneve të brishta. Paraprakisht ish-Shefi i Drejtorisë Politike të UÇK-së, pati drejtuar edhe Qeverinë e Përkohshme të Kosovës e cila nuk ishte njohur asnjëherë nga faktori ndërkombëtar.

Në këto zgjedhje, Thaçi hyn me premtimin për themelimin e Fondit të Punësimit, si zotimi i tij kryesor në “Misionin e Ri”, ndonëse nuk e ka sqaruar ende as formën ligjore të themelimit të këtij fondi, sikurse as fazat e zbatimit, interesin dhe limitet shpenzuese të tij gjatë katër viteve të qeverisë së ardhshme./Tribuna/

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rahovec (PAMJE)

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rahovec. Sipas pamjeve të “Rahovec n’fokus”, në aksident u përfshinë dy vetura. Bazuar në këto pamje, në...

PDK-ja në Prizren nis fushatën zgjedhore me homazhe në Landovicë dhe te Monumenti i Lirisë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë të...

Lajmet e Fundit