Pogba ka një dëshirë që nuk do ta besoni

Paul Pogba vazhdon të mbetet gjithmonë aktual për mediet, jo vetëm britanike, por edhe ato spanjolle, italiane…

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi ka bërë që Pogba të shprehë dëshirën të rikthehet përsëri tek “Zonja e vjetër”.

Raportohet se ai e ka informuar klubin anglez përmes agjentit të tij Mino Raiola se dëshiron të largohet.

Megjithatë, fakti se Manchester United e kanë blerë mesfushorin francez për rreth 115 milionë euro vetëm para dy viteve e vështirëson largimin e tij. United është i vendosur ta mbajë Pogban në ekip, sepse ai është pjesë kyçe e planeve të Jose Mourinhos.

Por, Pogba është i përgatitur të “luftojë” për këtë largim. Kupa e Botës i ka ndihmuar 25-vjeçarit ta kuptojë se ai nuk përshtatet me stilin e lojës së Jose Mourinhos, dhe tani ai beson se Juventusi është ekipi i duhur për të.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit