8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Polici qe gati mbeti i verbër gjatë aksionit në Zhur kthehet në Kosovë, i organizohet pritje në Aeroport

Policia e Kosovës ka njoftuar për ardhjen e policit Artur Mrasori, i cili ishte duke u trajtuar në Turqi, për shkak të lëndimit që kishte marrë në Zhur të Prizrenit gjatë një aksioni antidrogë

“Policia e Kosovës ju njofton se sot me datë 03 shtator 2020 në ora 18:00, në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, do të arrijë zyrtari policor Artur Mrasori, i cili që nga data 31.01.2020 ka qenë në trajtim mjekësor në shtetin e Turqisë, për shkak të lëndimeve serioze të marra në kryerje të detyrës me datë 28.01.2020”, ka njoftuar policia.

Mrasorin do ta presë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj dhe menaxhmenti i policisë.

“Pjesëmarrës në pritjen e tij në aeroport do të jetë edhe Drejtori i Pëgjithshëm dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës”, thekson njoftimi./Express/

Më Shumë

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit