18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Policia e Kosovës i del në ndihmë Policisë Shqiptare për finalen e Conference League

Policia e Kosovës ka informuar Albanian Post se disa policë kosovarë do të shkojnë në Tiranë, për të ndihmuar policinë e Shqipërisë të mbajnë situatën nën kontroll, për finalen e Conference League.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Policia e Kosovës për AP.

Është hera e parë që një finale e një turneu evropian, zhvillohet në Shqipëri, dhe me rast të këtij organizimi, tifozët e dy skuadrave finaliste kanë shkaktuar probleme të mëdha në orët e vona të së martës.

Finalja e Conference League ka shpërfaqur probleme për policinë e Shqipërisë, pasi janë arrestuar 48 tifozë italianë dhe 12 holandezë.

Gjithashtu, sot, në orët e para të mëngjesit janë “deportuar” nëpërmjet Portit të Durrësit, 80 tifozë huliganë italianë, për të cilët, përveç largimit të tyre, do të ndiqen procedurat përkatëse me Federatën Italiane të Futbollit, për përjashtimin nga ambientet sportive dhe do të merren masa të tjera në zbatim të ligjit.

Policia e Shqipërisë ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve shqiptarë afër zonave të tifozëve, për të shmangur çdo problem tjetër që mund të ndodhë para finales së sotme.

“Policia e Shtetit vlerëson maksimalisht edhe qasjen e ditës së sotme, ku qytetarët shqiptarë kanë vlerësuar maksimalisht dhe seriozisht thirrjen e autoriteteve shqiptare për të kufizuar lëvizjet në zonën ku janë të akomoduar tifozët, pranë stadiumit dhe për të mos përdorur automjetet në Tiranë”.

Me mijëra tifozë pritet të jenë prezentë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku edhe sipas kryetarit të bashkisë, supozohet të arrin rreth 100 mijë tifozë në kryeqytet. /Albanianpost.com

Më Shumë

John Mayall, pionieri britanik i blues-it, vdes në moshën 90 vjeçare

Muzikanti britanik i blues, John Mayall OBE, grupi me ndikim i të cilit Bluesbreakers ishte një trampolinë për yjet, përfshirë Eric Clapton, ka vdekur...

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

Lajmet e Fundit