7.6 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Policia e Prizrenit nuk shqipton vetëm gjoba, dhuron edhe gjak

Zyrtarët policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, ditën e parë të kësaj jave, masovisht kanë dhuruar vullnetarisht gjak për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Përveç angazhimeve që kanë, policia e Kosovës i përgjigjet edhe aktiviteteve humanitare.

Tashmë është bërë tradicional aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut nga policët e Prizrenit, që organizohet nga QKTGJK-ja. Ata sot në numër tejet të lartë i janë bashkuar kampanjës së kësaj Qendreje, për të dhuruar gjak.Jakup Bajraktari, që 18 vite prej se ka veshur uniformën e policisë së Kosovës, ai vullnetarisht dhuron gjak, për të shpëtuar jetën e atyre që kanë nevojë, thekson ai, dhe shton se një gjë të tillë do ta bëj aq sa ia lejon gjendja e tij shëndetësore.

Zyrtari për informim i policisë rajonale në Prizren, Vesel Gashi, thotë të jetë dhe ai dhurues i rregulltë i gjakut, dhe se të gjithë ne tha ai, duhet të të dëshmojmë humanizmin tonë për njerëzit të cilët kanë nevojë për gjak.

Ai shtoi se, policia nuk merret vetëm me shqiptimin e gjobave në trafik, por ajo edhe ndihmon qytetarët duke dhuruar vullnetarisht gjak, edhe atë rregullisht sa herë kërkohet nevoja. Menaxherja për marketing e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovë, Melania Gjocaj, tha se ftesës së tyre për dhurimin vullnetar të gjakut, i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Një aksion i ngjashëm nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovë, do të vijoj edhe në muajin Korrik apo Shtator nëpër stacionet e ndryshme policore të vendit…/tvprizreni.info/

P

Më Shumë

Zyrtare: Leci largohet nga Liria

Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit të ekipit të parë, Liridon Leci, nga drejtimi i skuadrës, raporton PrizrenPress. Përmes një njoftimi publik, klubi prizrenas...

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja...

Lajmet e Fundit