Federata e Peshkatarëve konfiskon varkë dhe rrjeta në Krushë të Madhe

Federata e Peshkatarëve ka realizuar dje një aksion kontrolli në Krushë të Madhe, i cili ka zgjatur nga ora 13:00 deri në mesnatë.

Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar një varkë dhe disa rrjeta peshkimi, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, rrjetat janë marrë nga Federata menjëherë pasi varka është tërhequr me shlep zyrtar dhe janë dërguar në hapësirat ku ruhen mjetet e sekuestruara nga policia.

Mjetet e konfiskuara do të mbahen në administrim të Federatës së Peshkatarëve deri në vendimin e gjykatës.

Gjatë gjithë kohëzgjatjes së aksionit, policia ka qenë e pranishme dhe ka asistuar Federatën në zbatimin e ligjit.

Më Shumë

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit