17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Policia i ka bërë përgatitjet për protestën e opozitës

Policia e Kosovës njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet në lidhje me protestën e e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00 në Prishtinë.

“Si pjesë e planit operativ, janë bërë planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim dhe apelon tek qytetarët që të shmangin vozitjen gjatë kohës së protestës në akset rrugore ku zhvillohet protesta”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjatë kësaj kohe do të jenë të bllokuara për vetura rrugët, “Garibaldi”;“Gjorgj Bush”; “Luan Haradinaj”; “Robert Doll”; “Kosta Novakoviq”; Bill Klinton”; “Eqrem Çabej”; “Agim Ramadani”; “Xhemajl Prishtina”; “Ilaz Agushi” dhe “Ilir Konushevci”.

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Lajmet e Fundit