Policia ndërhyn në një aheng familjar në Samadraxhë

Pavarësisht situatës alarmante me pandeminë, kosovarët po vazhdojnë të mblidhen nëpër ahengje.

Policia e Kosovës, të mërkurën rreth orës 01:25, ka ndërhyrë në një aheng familjar në fshatin Samadraxhë të Suharekës, raporton PrizrenPress.

Të pranishmit janë shpërndarë, derisa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

“Fsh. Samadraxhë, Suharekë 12.08.2020-01:25. Është raportuar se pas një informate të pranuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar janë takuar 50-60 të pranishëm të cilët janë shpërndarë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit