13.6 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Policia në aksion në Prizren, ndalon disa dasma, gjobit bizneset dhe organizatorët

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot duke u angazhuar për zbatimin e masave anti-COVID-19, ka realizuar një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve në Prizren.

Policia bën të ditur se kishte pranuar informacion se disa objekte hoteliere, përkatësisht salla të dasmave, kanë organizuar ahengje në kundërshtim me masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Policia ka kryer kontrolle në disa lokacione dhe dhe ka shqiptuar gjoba në tri lokale në Prizren me nga 500 euro për bizneset ndërsa per organizatorin nga 200 euro, dhe në Vërmicë inspektorët shqiptuan gjobë në vlerë 500 euro.

Si rezultat i kësaj Policia shpërndau të gjithë dasmorët dhe ndaloi dasmat.

“Në kuadër të inspektimit të lokaleve u kontrolluan gjithsej 77 lokale në rajonin e Prizrenit, ndërsa për mos mbajtje të distancës dhe pa maska u shqiptuan 40 gjoba në bazë të ligjit 07/L-006”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia rajonale në Prizren ka apeluar tek të gjithë qyetarët e Prizrenit që të respektojnë masat e Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së për masat kundër COVID-19.

“Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi, dhe policia do të jëtë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë dhe rekomandimeve të IKSHP-së”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitin 2025, Në deklarimin e pasurisë në APK, kryetarja...

Lajmet e Fundit